|
SHIKIM TUNELI |
|
Ai qe e pėrjetoi Luan Krasniqin nė trajningun e demostruar para pėrfaqėsuesėve tė mediave, mund tė vėrente se: Sportisti nga Rottweili po fokusohet gjithnjė e mė shumė pėr meēin e tij tė 17 marsit kundėr Brian Minto. Krasniqi e quajti kėtė Shikim tuneli. Koncentrimi ėshtė pėrqėndruar tek kundėrshtari, i cili me plot gojė deklaroi se dėshiron qė Krasniqin ta fitoj me K.O. Kėto ditė para mecēit, Krasniqi po thellohet gjithnjė e mė shumė nė punėn qe e pret tė shtunen nė ring, sa qė rrethi qė e rrethon, ėshtė preokupim anėsor i tij. Gjithashtu ai, si gjithmonė e kishte njė buzėqeshje pėr aderuesit e tij tė shumtė tė cilėt e ndoqėn trajningun publik. Pas kėtij trajningu ishte e qartė se pse Krasniqi ėshtė aq i dashur. Ai ėshtė njė yll i pashoq i cili jep autograme dhe pėr sesicilin gjen nga njė fjalė tė pėrzemėrt. Tė shtunen, pėr te numėrohet vetėm fitorja, me tė cilėn ai dėshiron ti mundėsohet rekomandimi i mėtejshėm pėr njė rast tė ri pėr titullin e kampionit botėror. Edhe kėtu, dėshmohet Krasniqi me vlerėn e tij sprej portisti. Me respekt por sypatrembur flet ai pėr kundėrshtarin e tij, natyrisht pa e anshkaluar njė prognozim. Vetėm aq premton ai : Nėse mė jepet rasti, luftėn do ta pėrfundoj para kohe. Kėshtu, pėrsėri Krasniqi prezentohet si sportist korrekt, i cili nuk flet shumė por qė nuk i lė asgjė rastit pėr tė fituar. Njė yll ky, qė me tė dy kėmbėt i pathyeshėm ka qėndruar mbi sipėrfaqe. |