|
"MBETET SHUMĖ PER TU BERE |
|
Edhe kur Luan Krasniqi, nuk bokson, koha e lirė ėshtė njė si fjalė e huaj pėr kėtė boksier simpatik tė kategorisė sė rėndė nga Rottweili. Kėshtu, tė shpeshta janė ftesat dhe paraqitjet publike, tė cilat ai i pranon me kėnaqėsi, si bie fjala me rastin e hapjes sė Turn-WM nė Stuttgart (Kampionatit Botėror nė Atletikė). Krasniqi, natyrisht, u gėzua pėr rezultatet e arritura tė sportistėve gjerman: Kjo ishte e shkėlqyeshme, ēfarė treguan atletėt - unė jamė i befasuar. Luani, gjithashtu do tė jetė edhe vet aktiv. Kėshtu, gjatė muajit shtator dhe tetor, nė shkolla, edhe metej do tė tėrheq vėrejtjen lidhur me varshmėrinė nė lojėrat e fatit. Qė nga gushti i vitit 2006, egziston njė partneritet nė mes tė kėtij boksieri nga Rottweili dhe Toto-Lotto tė Baden Württembergut. Njė temė tejet e qėlluar pėr Krasniqin: Si sportist dhe njeri, mbaj pėrgjegjėsi-mbrojtja e tė rinjėve ėshtė njė ēėshtje shumė me rėndėsi. Me moton Mos u bėn kundėrshtar i vetvehtes, Toto-Lotto e Baden Württembergut organizon nė vazhdimėsi vizita nėpėr shkolla, nė tė cilat, Luan Krasniqi, ndihmon pėr tė sqaruar rrezikun e varshmėrisė nga lojėrat, para tė rinjėve tė posa punėsuar. I angazhuar nė kuptimin sportiv, Krasniqi do tė jet nė fund tė muajit shtator kur me ftesėn e Kryeministrit tė Baden Württembergut Günther H. Oettinger, nė njė lojė futbollistike beneficuese, dorėzat e boksit do tė zėvendėsohen me kėpucė sportive tė futbollit, pėr tė ndihmuar aksionet qėllimmira: Unė isha tejet i nderuar qė Kryeministri mė pyeti pėr kėtė. Dhe nėse unė, me pjesėmarrjen time, mund tė ndihmoj pak sa, kėtė e bėj natyrisht me dėshirė. Pra, ky boksier gjerman i kategorisė sė rėndė, edhe atėherė kur nuk ndodhet nė ushtrimet pėrgatitore, ka njė plan tejet tė ngjeshur. Ndaj, Krasniqi nuk mendon fare pėr tė pushuar: Unė nuk mund tė qėndroj asesi i qetė. Ka aq shumė pėr tė bėrė, ka njė sėrė gjerash qė njeriun e bėjnė tė lėvizė. Dhe kur ėshtė mundėsia, unė angazhohem. Jeta ka kuptim vetėm nėse njeriu lėvizė diē, pavarėsisht njė ēėshtje tė vogėl apo tė madhe. Dhe kėshtu, ditėt e lira tė Krasniqit edhe mėtej janė tė ngjeshura. |