|
Dyluftim per te hapur rrugen drejt titullit Kampion Bote |
|
Me 14 korrik Luan Krasniqi do te dale perseri ne ring per te hedhur nje hap perpara drejt qellimit te tij. Rruga drejt titullit Kampion Bote kalon permes nje dyluftimi te ndermjetem, kunder nje boksierit te madh. Boksieri nga Rottweil-i duhet ta fitoje me patjeter kete dyluftim per te shkuar ke dyluftimi per titullin e madh Kampion i Botes. Nuk ishte ndonje e fshehte e madhe pasi dihej qe favoriti per kete dyluftim ishte Lamon Brewster, kunder te cilit ai dyluftoi ne menyre te shkelqyeshme dhe ku fitoi zemrat e tifozave. Por ky dyluftim nuk mund te perseritet se Lamon Brewster do te luftoje per titullin Kampion Bote kunder Vladimir Klitschkos. Per kete Luani thote: „ Une e kuptoj mire Lamon pasi ai do te shfrytezoje rastin, por perseri me vjen pak keq“ Pas lendimit ne gju vitin e kaluar, Luan Krasniqi fitoi ne mars kunder amerikanit Brian Minto dhe tani ai eshte stacionuar ne kompleksin e tij stervitor ne Berlin. Atje, ne Berlin, do te zhvillohen stervitjet e forces fizike dhe faza perfundimtare e stervitjes do te zhvillohet ne qytetin e tij te banimit ne Rotweil. Por jo vetem stervitja e frymezon Luanin por edhe detyrime te tjera. Kandidati i titullit Kampion Bote do takohet ne Hamburg dhe me te shenjtin Dalai Lama ne ceremonine e ndarjes se cmimeve Oskar nga gazeta me e populluar gjermane BILD. Takim ky qe Luani e pret me shume kenaqesi: „Eshte nje nder i madh per mua te takoj nje personalitet te shenjte dhe te nderuar si Daila Lama. Une ndihem krenar dhe jam shume i gezuar qe do e takoj pesonalisht“ |